Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey.
Ajo është Violeta Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Edhe Presidenti Bajram Begaj ka uruar Violetta Berishën për zgjedhjen e saj. Begaj e konsideroi këtë një moment historik edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Presidenti vlerësoi se suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie.