Urime Azgan!

0
Shkruan Zef Ndreka
E ruajta pak sa më lejonte ligji dhe detyra, tani dua ta mbështes siç e meriton.
Kjo mund të quhet përmbledhja e gjith adaj që mendoj për Azganin.
Kur pashë listat e kandidatëve për deputet, në zgjedhjet parlamentare të 11- Majit që afron, më ra në sy emri i tij.
Ai ka qenë deputet në Kuvendin Popullor.
Eshtë demokrat i njohur si opozitar i socialistëve, por më tepër i Berishës si përçarës i PD-së.
Mbase kjo arësyea e fundit ka qënë edhe motivi i vertetë i mos kandidimit të tij në zgjedhet e 25 Prillit të 2021, i pamundësuar nga komisioni i famshëm Ruli-Mustafaj-Nishani-Marku, komision që eleminoi shumë figura të PD-së në atë kohë dhe që mund të kishte rezultuar edhe fituese e atyre zgjedhjeve!
Por ky është tjetër problem, që lidhej me kapjen e PD-së nga pengmarrësit e saj, për ta kthyer nga një parti konkuruese në një parti familjare, siç edhe fatkeqësisht ndodhi.
Siç e thashë në fillim, më ra në sy emri Asgan Haklaj dhe për ngjashmëri të para shumë vitëve pashë edhe emrin e Ilir Metës që ndodhet në burg. Por për motive krejtësisht të ndryshme.
Po. Azgani ishte në burgun 313-të në Tiranë, i ndaluar për motive politike.
Në atë kohë unë isha Drejtor i Pergjithshëm i Burgjeve, dhe kisha sinjalizime nga sherbimet sekrete për kërcënimet që mund të kishte Azgani i cili ndodhej atje lart në katet e sipërme të burgut. Ai mund të helmohej, të goditej, të dhunohej.
Më kujtohet koha kur një zonjë e vertetë demokrate, e quajtur Fatmira Arapi, interesohej fort për të. Tek ajo, edhe unë edhe Azgani kishim shumë besim. Ishte tropojane e martuar ne Mirditë, nëna e tre volebollistëve kampione të vendit, emrin e njërës kampuone që mban Pallati i sportit në Rreshen.
Krahas saj, qindra njerëz në ditë, vinin e rregjistronin emrat për tu takuar me Asganin. Por ishte e pa mundur, për shumë arësye, qoftë edhe teknike.
Në ato ditë, u kuptua lehtë, se ishte më mirë që Azgani të ishte i lirë, të takohej e të fliste nga afër me to.
Këtë e realizuan votat e banorëve të Tropojes, dhe unë isha njëri ndër të parët nga burgu, që i dhashë lajmin e zgjedhjes deputet.
Po tani që Azgani është i lirë, për të folur, për të biseduar, për tu konsultuar me votuesit, për ti ndihmuar, për ti përfaqësuar sërish, çfaë do të ndodhë?
Këto rrjeshta i shkruaj për demokratët, për miqt tanë, të cilët do ishte nder për to të përfaqësoheshin me Azganin trim, artist, politikan dhe njeri së pari.
I uroj suksese, i uroj të jetë deputet i denjë në një kohë mizerie politike, ku hijenat e kanë siguruar me ligj futjen në parlament me listat e mbyllura.
Jam i sigurtë se do jesh model i parlamentit dhe ndershmërisë!
Urime Azgan!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu