Vangjel Dule kërcënon Edi Ramën: Kjo është vijë e kuqe, pasoja të rënda nëse nuk tërhiqesh

Data:

Shpërndaj postimin:

Vangjel Dule një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e protestës në Himarë kundër vendimit politik për të penguar betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri është shprehur se kjo është vizë e kuqe dhe se nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë pasoja të rënda.

Dule ka theksuar se qytetarët e Himarës janë qytetarë që e duan lirinë dhe se nuk mundet ti pengojnë në të drejtat e tyre kushtetuese.

“Protesta ishte një kërkesë nga qytetarët e Himarës për të organizuar një tubim të tillë dhe të shprehim mesazhin se vendi i Belerit nuk është në qelitë e Edi Ramës si burgosuri i tij politik por në krye të punëve të bashkisë së Himarës.

Pjesëmarrja mesazhi dhe vetë tempi i dhënë nga qytetarët është një dëshmi e qartë e ndjenjës së revoltës që ka shkaktuar çështja e sajuar e Ramës dhe personave në radhët e policisë dhe drejtësisë. Ky është momenti i një reflektimi përfundimtar dhe nuk do të tolerohet më nga qytetarët të cilët e kanë lirinë dhe barazinë si pjesë themeltare e tyre.

Himara ishte nja nga trevat e pakta që nuk ju nënshtrua perandorisë osmane, ruante marrëdhënie me Venedikun dhe Himara në vitin 1945 që i dha votë negative kundër komunistëve.

Burgosja e Belerit është burgosje ndaj lirisë dhe votës së lirë të qytetarëve por kjo nuk do të ndodhë dhe nuk do të tolerohet më”, tha Dule ne nje interviste në Syri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Shkrime relevante

Edi Rama i ashpër me kryetarin e Dhomës Amerikane: I ka bërë llogaritë gabim, kush po bllokon…

Kryeministri Edi Rama komentoi sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me projektin strategjik të portit të...

OSFA Orkestra Simfonike, me Haydn dhe Schumann, tinguj të rinj simfonikë që ‘lidhin zemrën dhe mendjen’, në Teatrin “Migjeni”

Shkruan Qamil Gjyrezi Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura luajti mbrëmë në Shkodër më 28 Shkurt, në Teatri “Migjeni”,...

Lufta me zjarrin anti USA i dërgon kombet në ferr!

Shkruan Kujtim Gjuzi Shqiptarët duhet të mbajnë besim apsolut me USA Aleksandri Madh 33 Vjeç "pushtoi Persët" Irani sot, i...

Roli i fortë në diplomaci dhe rivaliteti për lidër në Kosovë

Shkruan Zef Ndreka Kështu mund të përmblidhen momentet delikate institucional në Kosovë, të cilat mund të shihet në disa...