Vangjel Dule kërcënon Edi Ramën: Kjo është vijë e kuqe, pasoja të rënda nëse nuk tërhiqesh

Date:

Share post:

Vangjel Dule një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e protestës në Himarë kundër vendimit politik për të penguar betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri është shprehur se kjo është vizë e kuqe dhe se nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë pasoja të rënda.

Dule ka theksuar se qytetarët e Himarës janë qytetarë që e duan lirinë dhe se nuk mundet ti pengojnë në të drejtat e tyre kushtetuese.

“Protesta ishte një kërkesë nga qytetarët e Himarës për të organizuar një tubim të tillë dhe të shprehim mesazhin se vendi i Belerit nuk është në qelitë e Edi Ramës si burgosuri i tij politik por në krye të punëve të bashkisë së Himarës.

Pjesëmarrja mesazhi dhe vetë tempi i dhënë nga qytetarët është një dëshmi e qartë e ndjenjës së revoltës që ka shkaktuar çështja e sajuar e Ramës dhe personave në radhët e policisë dhe drejtësisë. Ky është momenti i një reflektimi përfundimtar dhe nuk do të tolerohet më nga qytetarët të cilët e kanë lirinë dhe barazinë si pjesë themeltare e tyre.

Himara ishte nja nga trevat e pakta që nuk ju nënshtrua perandorisë osmane, ruante marrëdhënie me Venedikun dhe Himara në vitin 1945 që i dha votë negative kundër komunistëve.

Burgosja e Belerit është burgosje ndaj lirisë dhe votës së lirë të qytetarëve por kjo nuk do të ndodhë dhe nuk do të tolerohet më”, tha Dule ne nje interviste në Syri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Në fshatin Shalës, Konispol

Shkruan Shefki Hysa NË FSHATIN SHALËS, KONISPOL (Te Shtëpia ku kalova Fëmijërinë) Aty ku u bëra me krahë Shqiponje. Aty ku nisa...

Toka e Kosovës i takon Serbëve! Nga paragjykimi, në Hagë mbaron drejtësia…

Shkruan Zef Ndreka - Nga paragjykimi, në Hagë mbaron drejtësia. - Gjykata speciale e Hagës kërkon të dënojë popullin e...

MISIONARI I PAQES (Peace Missionary) në vazhdën e projekteve të ish-Presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower…

Shkruan Dr. Shefki Hysa Diplomatic Mission Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), është organizatë ndërkombëtare lobimi e regjistruar në...

Bota Serbe po konsolidohet, po Besëlidhja Shqiptare ku është?!,

Shkruan Azgan Haklaj Për vite me radhë, Serbia ka ndjekur një politikë të mirëllogaritur për krijimin dhe konsolidimin e...