Debate të ashpra kanë ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku agjentë të BKH-së kanë ndaluar dhe më pas kanë futur në një makinë një të afërm të Agron Kapllanit, ish-kryebashkiakut të Ballshit dhe themeluesit të partisë ‘Djathtas 1912’, me drejtues Enkelejd Alibeajn.
Vëllai i Agron Kapllanajt, Beso Kapllanaj, i cili është edhe president i ekipit të futbollit Bylis në Ballsh, ka refuzuar fillimisht të hipë në makinë, por më pas është bindur. Debati mes tyre është ndjekur nga disa qytetarë kalimtarë të rastësishëm. Burime policore nga Drejtoria Vendore e Fierit bëjnë me dije se përplasja mes hetuesve të BKH-së dhe njerëzve të Agron Kapllanajt ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen ‘1 Maji’. Disa persona janë shoqëruar në polici, ku është sqaruar çështja.