Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Vlerat ulët lokes
S’ka e thanë, jo këtu s’mbeti kush
djerrimet ecin, dhe s’pushojshin,
nuk prajn qefit, njaty duke shprush
demek, n’pakënaqësi janë mbush.
Shihi, tue u kaperdis janë veç asish
se mendsh u rrin, me prek lakmin,
e vdiqën, mendësin e atdhetarizmit
n’varr për së gjall,socialen njerëzimit.
Hej, njeriu lind edhe mundet t’rilind
kur frymon e mbasi gjallë ka mbetë,
se ndryshej këtu, do jetonin kërmat
adet kje ba, qi ty zhark tue t’tërhek.
Ajo erdhi, dhe zbriti aty per bukuri
atëher, kur lodhja, për tokë u shtri,
qe, po harliset si ma e bukura hyri
mend ju ka marrë dhe trutë ti përzin.
Rritet e naltsohet, shpirti i revoltes
ç’e lodhët popullin, vlerat ulët lokes,
trashigojm t’mirën e shpirtin luftarak
mposhtjen t’a dhurojmë, se e ke hak.
Rritu, naltësohu, vrapo mos u ndal
mos i pyet ma, se a janë kund gjall
po rritja shpresen, rinisë e njerëzisë
kombi jonë, boll ma, i duroi tradhtit.







