Kreu Politikë VV mbështet ndryshimin e ligjit për Specialen…

VV mbështet ndryshimin e ligjit për Specialen…

0
17

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë përpjekjen për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Nagavci tha se VV e kishte kundërshtuar krijimin e Speciales që në vitin 2015 dhe se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar. Sipas saj, çdo dyshim për vepra penale të kryera nga individë duhej të hetohej dhe gjykohej brenda sistemit të rregullt të drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Ajo shtoi se në vitin 2015 duhej të ishin përcaktuar me më shumë largpamësi natyra, mandati dhe kufijtë e këtij mekanizmi, si dhe pasojat që ai mund të kishte për Kosovën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu