Zgjatja e vajeve dhe premtimeve për Qy(l)qarin!

0
 Shkruan Zef Ndreka
Qylqari, ashtu si qyqja, rri në shtëpi të huaj, në një vend të huaj.
Përherë pa shtëpi!
Qy(l)qari Basha, është një nga tipikët e shëmbullit që po analizojmë.
Pas humbjes së zgjedhjeve me 21 Prill 2021, pas rimarrjes së Kryetallëkut të PD-së dy muaj pas dështimit me metodat spiuniste, i erdhi radha e provës së madhe të tij: Përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar dhe një muaj më vonë, edhe nga PD-ja.
Pas agresionit të godinës së PD-së me 8-janar të 2022 nga foltoristët më në krye Berishën, Basha dorëzoi me pekule ambientet ku i kishte blinduar dhe aq sa dëgjohet qyqja në dimër, aq foli dhe ky. Zgjodhi të heshtë.
Nuk foli më, nuk u ndie fare, kyçi gojën dhe u mbyll diku bë zyra nga Torre Drini.
Basha, ky qy(l)qarë i përjetshëm na u tregua qyqe edhe nga mendja.
Ai ka mbetur si qyqja në degë, i degdisur në një gjendje të vajtueshme.
Sjellja dhe fati i tij politik është për t’i qarë hallin tashmë!
Nga ëndërrat për Kryeministër, tani po negocion për mbijetesë përsonale
Demokratët, e braktisën me shumë shpejtësi atë. Tashmë, ndihet edhe i papërfillur!
Bashës i ka kënduar me kohë qyqja.
Më kot pret apo ëndërron në diçka që nuk i vjen më, nuk i përsëritet më, nuk i kthehet më.
Basha ka mbaruar politikisht, që kur i ka këndur qyqja në zyrë! Nga ajo kohë, ai ka mbetur fillikat i vetëm.
Pas më shumë se një vit, u dëgjua diku mbas pranverës së vitit të kaluar kënga e tij, si ajo e qyqës!
E dëgjua, por pranverën tjetër, në mos më parë, nuk do ta dëgjojmë më trishtimin e dhimbjes së tij paralajmëruese!
Dwmokratët që mwnduan dhe shpresuan, ashtu si fëmijët, nëpër dega e shkurre, e kërkojnë ta shohin, por ai nuk dukej, ishte fshehur. Si përherë në këto vitet e fundit, Basha i përhershëm rishfaqet me profilin e trazuesit i e të lutësit, i cili ende pret më mëdyshje e kurreshtje zgjatjen e vajeve, premtimeve po edhe lajmin përfundues.
Tashmë Basha duket si shpendi qyqe me zërin më të pikëllueshëm. Ndoshta pse është gjithmonë e më shumë i vetmuar.
Basha ka gënjyer dhe ka mashtruar shumë përsona në PD.
Pastaj i largon krejt edhe nga PD-ja.
Një ditë kur u duk se bëhet i zoti për të fluturuar si breshkë i kapur në avion, apo si qyqe, e lë partinë dhe do të nisë e këndoj nëpër degët e thata të lisit. Njësoj sikur gjithë qyqet e botës.
Sepse, qyqja nuk ndërton fole të vet.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu