2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

0

Ekspertët e opozitës zbuluan kallëzimin dhe 5 akuzat e reja për botuesin Carlo Bollino, të cilat janë dërguar në SPAK. Kjo ishte padia e dytë ndaj Bollino-s, ndërsa burime për CNA thanë se nuk do të vonohet edhe padia e tretë në SPAK ndaj tij. Opozita ka bërë 15 akuza ndaj Bollino-s, por ende nuk ka prekur “thembrën” e Akilit. Bollino është akuzuar për kontratat e “BUNK’ART”,, ku akuzohet se janë në kundërshtim me ligjin.

5 akuzat e reja të ngritura ndaj tij janë: “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Personat e akuzuar në padinë e dytë janë: Elira Kokona, Carlo Bollino, Alba Malltezi, Igli Gjelishti, Ergys Gezka, Arben Gezka. 10 akuza penale janë ngritur në SPAK për përfitimet e Carlo Bollino-s në lidhje me pronën shtetërore tek “ish-Reparti i Orëve”, në Tiranë. Bollino, një nga botuesit “shërbëtorë” të kryeministrit Edi Rama, përfitoi pronën, të cilën ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz. Për të favorizuar Bollino-n, qeveria nxori 4 VKM, të cilat fillojnë që nga dhënia me qira e vazhdojnë më tej me prishjen e objekteve. Në këtë pronë, botuesi i Rilindjes ka ndërtuar sot televizionin e tij dhe për përfitimet që ka marrë është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu