Si i përvetësoi dhjetra mlion USD Arben Ahmetaj

0

Në atë kohë, Ahmetaj i futet biznesit privat. Ai kishte mjaftueshëm lidhje dhe pushtet për të synuar kontratat e majme shtetërore.

Në 24 Korrik të vitit 2000 Arben Ahmetaj krijoi Kompaninë “Hermes” që oper onte në fushën e telekomunikacionit. Fillimisht ai është aksioner i vetëm dhe administrator. Më pas, tërhoqi në ort akëri emra të njohur që zotërojnë sot konçesione dhjetëra miliona euro. “Hermes” ishte një ndër kompanitë “rurale” të telefonisë fikse që bënte interkonjeksionin me Albtelecomin e asaj kohe. Subjekti ofronte shërbimin në rrethinat e Tiranës dhe Durrësit. Një kompani që do ti siguronte Ahmetajt miliona dollarë fitime dhe një njollë të madhe korr upsioni. Një histori që me gjithë përpjekjet për ta mbuluar, vijon ta përndjekë. Por, le ti marrim gjërat me radhë.

Në 16 Gusht të vitit 2000, kompania e Ahmetajt regjistrohet në QKB. Edhe pse pa eksperiencën e nevojshme, vetëm dy javë më vonë, në 31 Gusht 2000 biznesmeni Ahmetaj arrin të sigurojë një kontratë të majme me Albtelecom për shkëmbimin e tra fikut të telefonisë. Kontrata u firmos nga drejtori i atëhershëm i Albtelecom Dhimitraq Rafti, i konsideruar një prej njerëzve të afërt të Arben Ahmetajt dhe kryeministrit të kohës Ilir Meta.

Pas deb ateve dhe aku zave të shumta që shkaktoi aso kohe ska ndali i kontratës së interkonjeksionit me “Hermes”, Rafti do të shkarkohej nga detyra. Kontrata pa soi edhe nënshkrimin e 4 shtojcave. Këtu fshihet edhe abu zimi që favorizonte hapur kompaninë e Ahmetajt dhe i sillte shtetit dhjetëra milionë dollarë dëm.

“Afera e tij e pandë shkuar nga drejtësia edhe për shkak të kalimit të afateve daton me cështjen e Albtelecom ku është fina lizuar si aferë në 2004, afera deno ncohej shumë nga ish presidenti Berisha dhe parala jmëronte për ngritjen e një komisioni heti mor, u ngrit, u faktuan dhjetra milionë euro të vj edhura përmes shitjes së impu lsive telefonike që Albtelecomi i bënte kompanis “Hermes” Arben Ahmetaj dhe impulset i shiteshin me një cmim 40 herë më lirë kompanisë Hermes dhe kompania përmes rishitjes përfitonte miliona euro” u shpreh gazetari, Adriatik Doçi

Në një prej shtojcave të konstratës me Albtelecom, parashikohej tarifimi i kompanisë së Ahmetajt me vetëm 0.5 lekë për impuls telefonik. Kjo binte në kundërshtim me vendimin e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë shtetërore të telefonisë që kishte vendosur një çmim prej 4 lekësh. Pra, kompanitë e tjera rurale që ofronin të njëjtin shërbim si Arben Ahmetaj paguanin plot 3.5 lekë më shumë për impuls. Çmimi mund të ndryshohej vetëm me vendim parlamenti pasi shërbimi i telefonisë aso kohe ishte i një rëndësie strategjike. Nga përllogaritja që Albtelecom ka bërë më pas, dëmi ekonomik i shkaktuar nga biznesi i Ahmetajt është plot 22 milionë dollar. Kjo është shuma që ka kërkuar ish-kompania shtetërore në procesin ligjor në gjykatë. Bëhet fjalë për fitimin e munguar që do të duhej të shkonte në arkën e shtetit, por ka shkuar në arkat e kompanisë së Arben Ahmetajt.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu