Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Putanllëk
Ti, lindun bashkë me fajin
Rruga që të ndreq n’gabim,
Të prapmet botës përdredh
Të qenit, ç’i ke vesh rrënim.
Ekulibrin në shoqni e lakmon
T’a shkallmosh deri në palcë,
Harushë ti, jetës i luan dramë
Kënaqesh t’u kënaqë, zhabë.
Një pikë, të pikoftë n’frymë
Prikë, ti kurrë mos gëzofsh,
Putanllëk ti rrokull m’rrokull
Streh greminen, përjetofsh!
Promoted Content







