Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një emision televiziv këtë të Hënë se, se ambasadorja Yuri Kim ka ndërhyrë në favor të Lulzim Bashës në hetimin për “çështjen Muzin”.
“Yuri Kim i shkon në zyrë Erion Veliajt, e i thotë duhet të ndihmojmë Lulin. Erion Veliaj i thotë ‘po’. Kjo duket si fantazi, por është shumë reale. I kam thënë këto. Erion Veliaj thërret një kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash. Kolegu juaj gazetar vjen në zyrën time, më thotë kështu-kështu. Unë direkt në konferencë shtypi, akuzoj Yuri Kim. Të nesërmen, ajo e pranoi. Bëri Twitter nuk e mohoi. Tha të ndërhysh në drejtësi për mirë, nuk është gjë e keqe. Nuk e mohoi se ma tha Veliaj, ma tha gazetari se nuk komunikoj me të. Se kush është e merrni me mend se unë nuk e them dot”, tha Berisha.