Kompania britanike jep lajmin e madh: Në Prishtinë janë 640 mijë tonelata ari

0

Kompania britanike që merret me hulumtimin e minierave Ëestern Tethyan Resources thotë se njofton se në fshatin Slivovë të Prishtinës ka tonelata ari.

Thuhet se ka rreth 640 mijë tonelata janë në Slivovë, rreth 20 kilometra larg Prishtinës.

“Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara prej 640 kt [640 mijë tonelata] apo 4.8 gr/tonelata ari për 98,700 ons”, thuhet në raportin e kompanisë.

Drejtori menaxhues i ËTR-së, Mentor Demi thekson se qasja e kompanisë ka konfirmuar potencialin për projektin e arit në këtë hapësirë.

“Jemi shumë të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të biznesit në projektin e arit Slivova dhe me përgatitjet për hyrjen në marrëveshjen definitive të përfitimit me Avrupa Minerals. Qasja jonë sistematike në hulumtim dhe zhvillim të minierave ka rezultuar me konfirmim të resureve me potencial ekonomik dhe konfirmim të potencialit hulumtues për projektin e arit Slivova. Ne mezi presim të ofrojmë njoftime të reja në lidhje me studimin e VPE për projekt, së bashku me rezultatet e tjera hulumtuese, në të ardhmen e afërt”, thekson Demi.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu