Gazetari Basir Çollaku tha se deputeti Arben Ahmetaj do të arrestohet ndërsa shtoi se kontrollet në pronat dhe të afermëve të tij janë shumë të vona.
I ftuar në Euronews Albania, Çollaku nënvizoi se pas Ahmetajt do të arrestohen dhe zyrtarë të tjerë në radhët e PS.
Basir Çollaku: Gjykata do t ketë marrë vendim në provat që Prokuroria ka paraqitur. I kërkohet leja për shkak të imunitetit të Kuvendit e më tej ekzekutohen vendimet. Ky arrestim është një pjesë shitje që Rama u bën pjesë pjesë ekipit të tij të afërt. Rama ka shumë krahë të djathtë, i presin njërin i ngjesin tjetrin. E ka pasur shumë afër atë tjetrin që e mbushi Shqipërinë jeshil. Tahiri është atje ku drejtësia ka folur. Njëlloj do të jetë dhe për Gjiknurin, Beqajn. Kë të përmendësh është rrugës për SPAK.”- deklaroi gazetari.
Ndër të tjera ai shtoi se Kryebashkiakët nuk kanë kohë të bëjnë fushatë pasi rrinë duke parë telefonin se kur ka kohën për t’u paraqitur në Prokurori.