Një valixhe e dyshimtë ka alermuar policinë e Gjirokastrës.
Aty nga ora 19:20 janë njoftuar për një valixhe të dyshimtë pranë një stacioni autobusi në lagjen “18 Shtatori”.
Por pas kryerjes së procedurave është vërejtur se valixhja mbante sende personale të një qytetari që e kishte harruar atë në stacion. Kështu,
“Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari.
Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë”, thuhet në njoftimin e policisë.