Neurokirurgu shqiptar në Spanjë, Kita Sallbanda, në një intervistë për mediat ka treguar se profesioni i mjekut ka edhe numrin më të lartë të divorceve.
Mjeku shqiptar e konfirmoi këtë studim duke pohuar se në spitalin ku ai punon në Spanjë 85% e mjekëve janë të divorcuar, madje ai ka treguar edhe historinë ku një shok i tij është divorcuar nga gruaja pasi e la për trajnerin e sportit.
“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjek.
Ishte dhe rasti i një kolegut tim, të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fiskulturë.
Ndodh që të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.