A është nisur hetim ndaj Shefit të Krimit Ekonomik? Reagon prokuroria

Date:

Share post:

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me disa lajme të ngritura nga disa media në vend për nisjen e hetimeve ndaj shefit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, për lidhjet e tij me Call Center-at.

Prokuroria përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se nuk ka nisur asnjë hetim në lidhje me Ismailin.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S., F.Q. dhe M.K.

Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Sot, një ditë e veçantë në Spaç të Mirditës

Shkruan Zef Ndreka Që në mëngjes herët, sapo zbardhi dita, rreth orës 05:30, e nisëm me kafenë e parë...

Mëkatet e Ballukut: Pse SPAK nuk e arreston? Avokati sjell faktet: Dosja ka elemente korrupsioni

https://www.youtube.com/watch?v=ePz0t5f8wHI&list=PLKoaE_gtE1r2g9ks353qyeF0IcU0f-unI&index=6

Itinerar si në filma i Ermal Beqirajt/ Kush fshihet pas? Detajet: Pasuri dhe takimet sekrete të SPAK

https://www.youtube.com/watch?v=B4RU73B0Ulg&list=PLKoaE_gtE1r2g9ks353qyeF0IcU0f-unI&index=6  

Siguria kombëtare – interesi më i lartë i Shqipërisë

Shkruan Zef Ndreka Agron Shehaj të hetohet deri në fund dhe ti hiqet imuniteti. Siguria kombëtare nuk është pronë e...