Erion Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Edi Ramës!

Date:

Share post:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.

“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Ish ambasadori dhe miku i tij ia numuron Ramës: Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit

Nga Fatos Tarifa 1. Nëse qytetarët e tu të gjuajnë me vezë, do të thotë se, në sytë e...

Dhjetë parti të reja, por politikë e vjetër!

Shkruan Zef Ndreka - Copëtimi i alternativës dhe mbijetesa e monopolit politik. Shfaqja e dhjetë nismave të reja për krijimin...

Profesor. Milazim Krasniqi – “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova” – Një portret më pranë realitetit njerëzor dhe politik të Presidentit...

Shkruan Av. Ilir Kuka - Libri i Profesor. Milazim Krasniqit “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”,...

SHQIPËRI, PANDËSHKUESHMËRIA E KRIMEVE TË DIKTATURËS, NJË FAQE QË NUK U MBYLL KURRË

Tridhjetë e gjashtë vjet pas rënies së regjimit komunist, si mund të ndërtohet demokracia pa drejtësi, pa të...