A është nisur hetim ndaj Shefit të Krimit Ekonomik? Reagon prokuroria

Date:

Share post:

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me disa lajme të ngritura nga disa media në vend për nisjen e hetimeve ndaj shefit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, për lidhjet e tij me Call Center-at.

Prokuroria përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se nuk ka nisur asnjë hetim në lidhje me Ismailin.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S., F.Q. dhe M.K.

Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Në Serbi, studentët dalin nga sheshi dhe hyjnë në Parlament

Shkruan Zef Ndreka - Serbia e transformoi protestën në votë. Ajo që ndodhi dje në Serbi është shumë më tepër...

Kush është kardiollogu Ilija Srdanoviç i “Listës së Studentëve” që e pensionoj Vuçiçin?!

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është në krye të “Listës së...

Pse Klodian Braho i SPAK dhe Arens Çela, po vetëofrohen si bashkëpunëtorë në krim me Organizatën Kriminale?

Shkruan Adriana Kalaja Siç edhe e kam bërë publike, më datë 14 tetor, kam depozituar një kallëzim penal për...

Motra e Erjonit tregon të vërtetën: Në Itali e dërgoi familja, jo qeveria

Rubi Vishkulli, motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur dje gjatë protestës në Tiranë, ka...