Belind Këlliçi fton në debat publik Erion Veliajn

0

Ashtu si Sali Berisha edhe Belind Këllici, kundërshtarin e tij politik e ftoi në debat public, gjatë prezantimit të programit të tij elektoral përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Dhe gjej rastin përsëri këtu nga platforma e Demokristianëve, t’i shtroj dorën për një ftesë Erion Veliajt, për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”.

Qytetarët i ftoi të mos e shesin votën, por të ndëshkojnë në 14 Maj kryebashkiakun Veliaj, ndaj të cilit si kurseu akuzat për blerje të zgjedhjeve.

“Unë e di që Erion Veliaj po i këron me lista me nga 10 punonjës të gjithë drejtorëve të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Mos e shisni shpirtin për 50 mijë Lekë apo për vendin e punës. mendoni të ardhmen e këtij qyteti. i ndëshkoni me votë ata që vjedhin çdo ditë. E nëse Belindi nuk mban premtimet pas 14 Majit, ndëshkoni edhe Belind Këlliçin më vonë”. 

Nard Ndoka ftoi demokristianët të votojnë në 14 Maj Belind Këlliçin, për të larguar modelet negative që tha se drejtojnë kryeqytetin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu