Avokati Flamur Abdullahu ka njoftuar se Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendimin që ja ndalin kompanisë “Visametric L.L.C që ti detyrojë aplikantë të paguajnë shërbimin shesë postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur avokati Abdullau në Facebook-un e tij, ku ka thënë se detyrimi për të paguar postën është vetëm një zhvatje që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.
Kujtojmë se Lajmi.net para disa ditësh ka realizuar storie tek kjo kompani pas intervenimit të inspektoratit… disa qytetare kanë refuzuar të flasin, ndërsa disa të tjerë kanë bërë të ditur se paguajnë shuma te mëdha parash.
“Vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Gjithashtu, unë kam ushtruar Padi Kolektive në emer të interesit publik ndaj Visametric L.L.C. për këtë çeshtje. Profesioni i Avokatit na jep detyrimin të reagojmë me hapa ligjore kudo që shohim padrejtesi”, është shprehur tutje Abdullahu. /Lajmi.net/
Per kete 9 Maj – Dita Evropes po ju njoftoj qe Gjykata Komerciale, ne te dyja shkallet, ka dhene vendim qe i ndalon kompanise Visametric L.L.C. qe te detyroje aplikantet te paguajne sherbimin postar per kthim te pasaportes kur aplikojne per viza ne Ambasaden Gjermane.
Detyrimi i aplikanteve per te paguar posten eshte vetem nje zhvatje me shume qe i behet qytetareve te Kosoves ne aplikime per viza qe nga pas lufta. Vlera prej 30 euro per person perben disa miliona perfitim per kompanine ne kundershtim me Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Gjithashtu, une kam ushtruar Padi Kolektive ne emer te interesit publik ndaj Visametric L.L.C. per kete çeshtje.
Profesioni i Avokatit na jep detyrimin te reagojme me hapa ligjore kudo qe shohim padrejtesi.