13 persona, pjesë të një bande janë arrestuar sot në Serbi.
Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të përbërë nga 20 persona që merren me kultivim dhe tregti ndërkombëtare të lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të policisë këta persona kanë shitur rreth 6 ton kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Serbisë.
Siç shtojnë ata, gjatë procedurës para hetimore janë siguruar prova që kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacionit “Sky” përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, si dhe prova që kanë të bëjnë me sekuestrimin e subjekteve nga vende të tjera, në radhë të parë nga Republika e Francës.
“Ky grup i organizuar kriminal, i cili vepronte edhe në zonën e Karaibeve të Arubës, kontraktoi në shkurt të vitit 2022 një pagesë prej 4.5 milionë eurosh për vetëm një dërgesë droge,” – tha prokuroria, duke shtuar se në disa lokacione po kryhen kërkime.