Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj. Rivlerësimi kalimtar i prokurorit Mulaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatire Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.
Gjatë hetimit paraprak KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së prokurorit të Tiranës Hysni Mulaj për vlerat e dhëna hua dhe dhuruar subjektit për blerjen e një apartamenti.
Pas depozitimit të shpjegimeve dhe provave nga subjekti lidhur me të ardhurat nga bujqësia të babait që kanë shërbyer si burim për huanë, Komisioni riçeli hetimin dhe përmbysi balancën negative.
Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë./BIRN