Trëkëndëshi i ri i politikës shqiptare?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Aq shumë është shkruar për trëkëndëshin e politikës shqiptare të emërtuar me të drejtë Trëkëndëshi i Bermudës shqiptare për Berisha-Meta-Rama sa shqiptarët, një pjesë e madhe e tyre, më në fund e kuptuan dhe me 14-Maj i këputen me votat e tyre dy brinjë të saj.
Duke votuar masivisht Edi Ramën e trëkëndëshit, shqiptarët nuk është se i kanë bërë nder një votimi të tillë masiv, por e kanë vënë në një provë tjetër sjelljeje ndaj dy brinjëve të tjera të trëkëndëshit dhe është prova e fundit ose e parafundit për të.
Shkërrmoqja tragjike në votime e Berisha-Metaj është para provë për Ramën që nuk dihet si mund të mbijetojë pa to.
Në kushtet e reja që vijnë përherë pas zgjedhjeve, në këtë rast zgjedhjeve vendore, që trëkëndëshi i bëri mëse politike, detyra e politikës është të analizojë rezultatet dhe të reflektoje.
Kështu kemi tre pamje krejtësisht të ndryshme të sfondi të partive.
Shikojmë Ramën në çdo Bashki të organizoje takime falenderuese për mbështetjen.
Shikojmë Berishën të qëndrojë e të rezistoje si Don Kishoti.
Shikojmë edhe Metajn e fshehur në malet e Sharrit, që trafikoi demokratët drejt Partisë së tij dhe mori këshilltarë në çdo Bashki falë orientimit të elektoratit të Berishës.
Sanço Panço u tregua më i zgjuar këtë herë nga të tjerët – do thoshin lexuesit e Servantes-it.
Nga ana tjetër, shohim pjesë të opozitës e konkretisht, shohim rivënjen enkas në gjumë pas fushatës të PD-së zyrtare. Dorëheqja e Alibeajt pati norma dhe vlerësime prej demokrati të vërtetë, për ti hapur rrugë organizimit dhe hapjes së partisë më tej.
Mirpo ndodh ajo që nuk imagjinohet për një parti parlamentare dhe që pretendon të jetë alternativë e pushtetit. Nuk po mblidhet dot Kryesia e PD-së, por po pengohet thirrja e saj!
Nuk thirret Kolegji i Kryetarëve të PD-së!
Përse ndodh kjo?
Kanë frikë nga analiza e zgjedhjeve lokale?
Kanë frikë nga të vërtetat dhe tradhëtitë e hapura që kanë bërë apolitikët para fushatës dhe në fushatë?!
Kanë frikë të përballen me arësyet dhe moskandidimin në 61-Bashki për kryetarë dhe në shumë Bashki për këshilltarë?!
PD-ja duhet të jetë e hapur për të bërë katharsin e plotë të sajë, të nisur realisht nga Berisha, I cili mori me vete spiunët e të korruptuarit.
Më pas, PD-ja le të fillojë me “foltorën”e re të saj për tu rritur.
Por jemi në kohën pas zgjedhore, dhe PD-ja duhet të jetë e qartë fillimisht në rrugën e saj duke patur si Busull orientimin dhe bashkëpunimin euroatlantik.
Kush deshiron të bashkepunoje me Berishën dhe Metaj, le të vazhdojë e mos e humbasë kohë apo luaj në kurriz të demokratëve për të mbajur peng PD-në.
Shkatërrimi i trëkëndëshit të Bermudës shqiptare nuk do të thotë se ai duhet zëvëndësuar me trëkëndësh ngjashmërie të tipit Veliaj-Balla-Alex Soros!
Edhe trëkëndëshi i ri, kushdo qoftë, është i destinuar të shkërmoqet si i pari.
Të shohim, t’ia lëmë kohës këtë gjykim…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu