Përqëndrohemi vetëm te zhuli e pisllëku

0

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte nisja e sezonit turistik në Shqipëri.

I ftuar në emision, gazetari Mentor Kikia renditi disa nga problematikat me të cilat haset turizmi në vend.

Kika theksoi se në Shqipëri e vëmë theksin vetëm te pastrimi i bidonave dhe shisheve plastike, ndërkohë që problematika kryesore e turizmit është pasja e plazheve publike dhe siguria nga në det nga mjetet lundruese, ku mungojnë kordonët e sigurisë.

“Të mërzitur me atë zhulin dhe pisllëkun që kemi pasur tradicionalisht, ne përqëndrohemi të pastrojmë vetëm ato bidonat kanaçet, por në menaxhimin e zonave turistike problem më i madh është alternimi mes zonave publike dhe zonave private. Ky vijon të mbetet një problem në mënyrë absolute. Velipoja është një nga plazhet që ka hapësirë pa fund dhe nuk mund të bësh 2 km plazh privat dhe publikun ta degëdisësh në një cep aty në fund dhe t’i thuash shko aty. Dhe një problem tjetër është siguria. Siguria nuk lidhet thjesht me dallgët, është apo jo ai roja aty kur mbytet një njeri. Motorat e ujit janë një problem. Nuk e di pse në këtë vend është kaq e pamundur të vendosen kordonët e sigurisë dhe t’i thuash atij me motor këtu e ke kufirin zotëri”, tha Kikia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu