Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri për të cilin tha se është i lidhur me aferën e inceneratorëve. Berisha bëri një krahasim mes tij dhe Ahmetajt e shtoi se nëse këtij të fundit i gjetën vila, Gjiknurit do t’i gjejnë hotele.
Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.
Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.’- tha Berisha.