Athina zyrtare nuk heq dorë nga lkërkesa e saj për lirimin sa më parë nga burgu të kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili u arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, me akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Pas mesazheve direkte të qeverisë helene për Shqipërinë se kjo ngjarje do të ketë pasoja sa i përket qëndrimeve të Greqisë në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, apo edhe në rishikimin e marrëdhënieve dypalëshe, nesër mbërrin në Shqipëri një delegacion parlamentar grek.
Kryeministri Kyryakos Micotaqis ka ngarkuar deputetin e partisë “Demokracia e Re”, Angelos Syrigos, i cili do të takohet me Belerin në qelinë ku ai mbahet i izoluar prej 3 muajsh.
Mësohet se takimi do të mbahet nesër paradite, ndërkohë zyrtari grek do të mbajë një konferencë për mediat në orën 12:30.