Shkruan Adriana Kalaja
Për Kullën e “Barit” doli foli dhe Laja Lulzim.
Ndryshe nga z.Sali Berisha që sa më shumë e sulmojnë aq më shumë bën opozitë dhe i denoncon, dhe nga familjarët e tij paralajmërojnë padi për shpifje, dini gjë ky pse Mbreti i Turpit (sipas të madhit Mehdi Malka) i paburri Lulzim hoqi dorë nga çështja kundër Erion Veliajt?
Miku i tij Veliaj, e akuzoi se gjatë pandemisë ishte bërë me katër vila dhe kishte kërkuar lejen edhe për vilën e pestë…..
Apo nuk i justifikonte dot 4 vilat ekzistuese?
Dhe ka gojë ky Bastard që flen me Taon te shtëpia e Desadës, t’i kërkojë hetim SPAK?
Ndiq paratë i thotë ky Bukëshkalë SPAK-ut, ky që në zyrën e tij i’u gjet një makinë numërimi për paratë.
Ky Sude me flokët me bojë dhe me xhel, që nuk të fuste në listë nëse nuk shkoje të paguaje te Aurela apo Kunati.
Ky Zvarranik që çdo proces gjyqësor e ka mbyllur me raport dhe me procedurë.
Ky Shërbëtor i pusht etit që edhe për Krifcën del si lolo e denoncon pas dy javesh.
Ky Pazarexhi që gëg nuk bëri për Portin e Durrësit se Rama e futi Erionin Kunatin aksioner (e për këtë ju kam dhënë prova).
Ky Bufon që u fsheh pas fustanit të Ajolës kur banditi Taulant u emërua Ministër i Brendshëm.
Ky Kameleon që shiti Teatrin duke luajtur Teatër.
Ky i Pafytyrë që kur Kullat ndërtohen në prona publike është në Hollandë a gjetkë me pushime, me shpenzimet e ndërtuesve të Kullave dhe jo vetëm.
Ndërkohë që familjarët e z. Berisha i kanë fituar gjyqet ndaj shpifësve serial Tahiri, Balla etj.
Aq sa Saimir Tahiri nuk “shiste” audin 003 dhe ja dha kushërinjve Habilaj pa letra.
Ndaj, përpara se t’i drejtohet SPAK për hetime, duhet t’i tregojë publikut pse hoqi dorë nga gjyqi kundër Erion Velisë?
Kaq për sot.
PS: Unë e di që Laja Lulzim do të vazhdojë opozitën e gjumit ndërsa paratë i shkojnë në llogari, por me opozitarët e vërtetë i ka bërë llogaritë gabim.