Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e akuzuar nga media si shpërdoruese e postit dhe përfitim nga fondet publike, e urryer nga shqiptarët nëpër rrjetet sociale, mbetje e ddiktaturës komuniste, u takua me të ngarkuarin me punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, David Wisner.
Kryetarja e Kuvendit, milionerja pa rrogë Nikolla, priti sot të ngarkuarin me punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.
Kryetarja Nikolla vuri në dukje se SHBA janë partner strategjik dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve, paçka se ajo vetë duhej të ishte para transparencës pasurore.
Kryetarja Lindita Nikolla dhe i Ngarkuari me Punë David Wisner biseduan për prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe bashkëpunimin për kondsolidimin e demokracisë, thellimin e avancimin e reformave dhe ishin të një mendimi se qeverisja e përmirësuar dhe avancimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për integrimin dhe kontributin e Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.