Mes hajdutëve e kriminelëve, më i forti ngjan si më i dobëti dhe më i dobëti si më i forti…
Shkruan Sokol Pepushaj
Hajdutët, nga Ilir Meta, e deri tek Edi Rama, togfjalëshin më të përdorshëm sot, kanë, “Takim me Yuri Kim”. Të gjithë investojnë propagandë e para për një takim me Yuri Kim, por jo lehtë e arrijnë.
Më krimineli, më i rrezikuari, më i urryeri, Ilir Meta, ai që ngjan më fat- zifti, më turi- peshku, sikur ka më shumë shanse. Kundër Presidentit të Republikës, njerëzia e ka lëshuar gjuhën pa fre, janë zemëruar me të, sa kërkojnë ta bëjnë copë-copë. Prandaj e ka parkuar “spirancën” tek Yuri Kim ky, për t’u thënë njerëzve, se mua më do Amerika dhe nuk pyes ç’broçkullisin kokëpalarët.
Edi Rama, takimet, madje edhe batutat përtej etikës së personazheve normale me Yuri Kim, i përdoron si ushqim për “delet”. Bagëtia e tij, por as ata të Saliut, nuk duhet të “blegërijnë”, se ja, Rama mundet t’i bëjë të tërë kurban, pasi ka edhe kulaçin edhe kërbaçin.
Shqiptarët, çuditshëm prej çdo kombi tjetër, Amerikën e shohin si mrekullinë kulaç- kërbaç, e po kaq habitshëm në Kosovë kanë Presidente Osmanin e në Shqipëri Bajramin.
Prandaj sot që drejtësia po afrohet, ngjan se po largohet.
Këtë fallsitet e ka krijuar ky togfjalëshi ‘takim me Yuri Kim’, që Ilir Meta e ka kryefjalë të çdo dite, deri ditën e fundit të tij.
Këtu do të jemi, deri ditën që Ilir Meta t’i zbresë shkallët e Presidencës, për t’u nisur ose në Ferr me një ampulë helmuese duke u vetëvrarë, ose në burg, në kalendarin që ruhet sekret në sirtar të Sali Berishës” ka futur në rreth edhe dy takime me ambasadoren Yuri Kim.
Orakulli ynë krejt afër tij, na flet për një tip mosmarrëveshjeje që përdoret si marrëveshje, si me thënë, ose do ketë edhe ca takime, ose Presidenti do dalë nga binarët dhe do të publikojë sekretet që mund të tronditin themelet e besimit tek diplomacia.
Edhe Sali Berisha, me togfjalëshin ‘takim me Yuri Kim’, po i “përtyp” ditët e fundit. Takimi i Saliut as është endur as endet.
Ka tjetër hall doktori. Para arrestimit, ka kërkuar besë tek Edi Rama, pasi ruhet të mos takohet me Yuri Kim.
Ashtu i ka ca punë Saliu, si me thënë, brisk e thikë me Amerikën, por që me ndihmën e Edi Ramës ja ngul thikën sa mundet reformës në Drejtësi.
Edi Rama, që nuk ka lexuar as Kanunin e Feudalit Lekë Dukagjini as të Drejtën Romake prehistorike, e mori Sali Berishën në besë, në mbrojtje, pa e pyetur pse e ndjek Yuri Kim.
As nuk veproi mirë, as nuk gaboi.
Nuk veproi mirë pasi Saliu ka vjedhur, por po, veproi drejt, pasi ka vrarë njerëz.
Kodi i besës, njihet për krimet e forta, plagosje, vrasje, por edhe për ngatërresa për pasuri e kuvende.
Këto kushte, për besë, i plotëson të gjitha Sali Berisha.
Mes hajdutëve e kriminelëve, më i forti ngjan si më i dobëti dhe më i dobëti si më i forti. 4 Klanet Mafioze asgjë tjetër s’bëjnë, veçse zbrazin thasët e shqiptarëve dhe mbushin të vetët, pastaj, “ushqejnë bagëtitë” e veta, me togfjalëshin, ‘takim me Yuri Kim’./Pamfleti