Shkruan Qamil Gjyrezi
Sot, në Muzeun Historik të Shkodrës, u organizua një aktivitet i veçantë në kujtim të dy poeteve të shquar, Migjeni dhe Gjergj Fishta. Ky aktivitet u realizua si një bashkëpunim mes shkollës jopublike “Dituria” dhe Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë Shkodër, me qëllim promovimin e vlerave të tyre. “Poeti i mjerimit” në 112-vjetorin e lindjes / Në Muzeun Historik Shkodër u çel një ekspozitë me veprat e Migjenit ndër vite Poeti i mjerimit “Migjeni” u përkujtua sot në 112-vjetorin e tij të lindjes përmes një aktiviteti me nxënës të ciklit 9-vjeçar organizuar nga Drejtoria Ekonomike e Kulturës dhe Muzeu Historik i Shkodrës në mjediset e këtij të fundit. Drejtuesi i Muzeut Sokol Parmeza thekson rëndësinë e aktiviteteve të tilla në nderim të figurave historike të qytetit dhe siguron se edhe në vazhdim do të organizohen veprimtari të tilla. Pjesë e aktivitetit ishin edhe interpretimet e vargjeve të Migjenit përmes disa prej aktorëve të teatrit “Migjeni” ndërsa pjesë e tij ishte edhe ekspozita në katin e dytë të Muzeut me 18 vepra të poetit, të përkthyera në 6 gjuhë të ndryshme. Nxenesit e shkolles Dituria prezantuan ne kete aktivitet disa ese per Migjenin dhe Fishten. Ata prezantuan shume mire te drejtuara nga mesueset e tyre projektet me argumenta dhe analize per vepren e poeteve te medhenj Migjeni dhe Fishta. Ne Shkoder ka shume te rinj qe jane te interesuar per letersine historine dhe kulturen e qytetit te Shkodres dhe ate kombetare. Duhet pergezuar organizatoret drejtuesi i muzeut Sokol Permeza mesuesit nxenesit aktoret e Teatrit Migjeni dhe Drejtuesit e Kultures se Bashkise Shkoder per keta aktivitete per Shkodren dhe kulturen e saj.







Promoted Content