Sulmet izraelite po kalojnë të gjitha caqet e ligjeve ndërkombëtare të luftë. Kjo pasi në një sulm të fundit me raketa Izraeli ka goditur një spital në Gaza duke lënë të vdekur mbi 500 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Lajmi u dha nga një zëdhënës i ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, i cili konfirmoi se Izraeli kishte sulmuar Spitalin Baptist Arab al-Ahli në qytetin e Gazës.
Lajmi ende nuk është konfirmuar, por sipas sky news imazhet e pa verifikuara që supozohet se tregojnë pasojat e sulmit po qarkullojnë në rrjetet sociale.