Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

0

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Mësohet se kreu i AMP-së ka dorëzuar dorëheqjen tek ministri i Brendshëm.

Deri tani nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar Veliun drejt këtij vendimi.

Veliu e mban këtë post prej gati një viti.

Më herët ai ka qenë zv.ministër i Infrastrukturës ndërsa ka mbajtur edhe postin si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu