Shkruan Dila Vaçaj
Dita e djeshme do të ngjitet për gjatë në kujtesen time, si nje ditë feste.
Shprehem kështu, sepse të tillë e bënë me praninë e tyre, të perzgjedhurit si miq të autorit, librit, kulturës dhe historisë.
Nga faqja e parë tek e fundit, libri “Kelmendi… dritë hijë”, përshkohet nga arti, besnikëria ndaj fakteve që aty ishin, por autori i mblodhi, u dha jetë, dashuria, malli dhe perkujdesja e një intelektuali, krijuesi, djali, prindi dhe tani, një gjyshi, për njerëzit e tij te dashur, shoqërinë dhe veëdlindjen.
Libri është një vlerë dhe dhuratë për Kelmendin, vëndlinjen e autorit që gjithmonë gërmon me kujdes në historinë, treditat, doket e zakonet, në toponimastikën dhe etnografinë jo vetëm fotografike, por edhe filozofike të kësaj zone plot e përplot thesare.
Une personalisht kam patur fatin të punoj me autorin, kam mësuar shumë nga ai, pavaresisht moshës, por sot zbulova akoma me shumë nëpërmjet kësaj vepre që ndrin kudo ka shqiptarë, e hijen e ka të lehtë, si ahu në bjeshkë.
Moderatorja Kozeta Bruçi, ishte vërtetë qershia mbi tortën e kësaj vepre të ëmbël për tu lexuar me një frymë.
Vlerësimet e mjaft krijuesve, vërshuan si uji i bjeshkëve përmes ahishteve e gëmushave, embushën hapësirat e informacionit se po, libri “Kelmendi dritë hije”, është një pasaportë për cilindo don të njohë në detaje e dejë, këtë zonë.
Mjaft mirë u ndjenë pjesëmarrësit nga Shkodra, Lezha, Tirana, Podgorica, Rozhaja e Mirdita, që i uruan ditë të mira për krijime të tjera të mira.
Nuk gaboj kur them se Libri “Kelmendi… dritë hije” është një vlerë epike në sferën historike.