Pëlcet grushti mes deputetëve në Kuvend/ Bledion Nallbati përplaset fizikisht me Vullnet Sinën

0

Përshkallëzohen tensionet në sallën e Kuvendit. Përplasje fizike mes dy deputetëve në Kuvend.

Mësohet se deputeti Bledion Nallbati është përplasur me Vullnet Sinën. Siç u pa edhe gjatë transmetimit live, deputeti Nallbati goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina.

Ky i fundit mori fjalën në Parlament për të shprehur shqetësimet për banorët që përfaqëson, por deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, kërkuan që ai të ndërpriste fjalën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu