Netëve shoh andrra

0
Shkruan Shpetim Kelmendi
Në të vërtetë shoh veç nji andërr: nji tren vezullues që kalon me shpejtësi nëpër stacionet e braktisuna të kujtesës sime.

Por nga njëra andërr në tjetrën, ai bahet gjithnji e ma i shpejtë, aq sa vjen çasti kur ma shumë se çdolloj gjaje i ngjan nji shtize prej drite që përshkon errësinën. Kur zbardh, rikthehet e përditshmja: udhëtarët, fishkëllimat e trenave, njeriu i radhës që do më tregojë historinë e jetës së vet, e mandej prapë ajo shtjella njerëzore që i përpin të gjithë, për t’ia lëshue vendin nji heshtjeje të thellë. Kur mbetem vetëm dhe kur nata asht ende larg, më merr malli për trenin vezullues. Por, mjafton të mbyll sytë, dhe ja: e shoh saora tek shfaqet nëpër qiellin e errët të imagjinatës. Le të vrapojë sa të dojë, unë prapëseprapë do mund ta ndjek me sy gjithandej sepse qielli i imagjinatës sime asht i pafundëm. Nji ditë, nji natë, pak randësi ka se kur, pak randësi ka nëse do jem i gjallë, ai tren do ndalojë këtu vetëm për nji çast, vetëm për mua.

E mos më thoni se nuk vjen… Sepse ai asht treni im, njerëz, treni të cilin ka nji jetë që e pres…
Nga tregimi “Endacak”, libri “Dashnia asht”
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu