Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
A thua mos je lugat?
E dhe mundësinë, me mendësi mortare
Ngrite kala mashtruese mbi kombin tand
Bastarde e skllavëruese, ti ktheve jetesen
Këtu ç’i treme njerzit a thua mos je lugat.
Mos u merakos, se mbas teje ke shokë
Që po i përdorë në t’mirë dhe në të keq,
E shtritë shumë të gjatë, ju atë mbulesë
Sofra që shtrove, sa t’duhen ka mbledh.
Jetën për duarsh ja u more shqipëtarve
Duke prit boshësinë të mbushet njëherë,
Atje në horizont u ngjit e fluturoi e gjitha
Se ti gënjeshtrën këtu peshqesh ke sjell.
Sa e keqe kjo gjuhë që ma shkoqit shpirti
Por duke pa çdo ditë jetesen si po shkon,
Thirrja e shpirtrave t’lodhur nëpër hapsirë
O intrig e gjadhë, na duhet që të fshijmë.







