Amerika: Hapni varret tuaja!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Katër klane mafioze e kanë pas veshit, flitet gjithandej ku hyjnë fjalët, se në 33 vjet, zyrtarët kanë ngritur në sistem tregtinë e trafikut me pasuritë publike dhe të drejtat e liritë individuale.

Kot i kruajnë veshët katër Klanet, kot shtiren se nuk i dëgjojnë thirrjet, ikni në Djall të gjithë, kot e qëllojnë njëri-tjetrin me grushte në kokë, kot bëjnë edhe hije mbi tokë.

Fshehja e dëshmive pas dështimeve kolektive, nuk është ai kodi sekret, që i nxjerr gjithë jetën sundimtarët në selamet, edhe pse mbajnë parzmore ligjin, kur firmosin dokumente korruptive ‘fët e fët’.

Rruga për të dalë nga vështirësitë, i ngatërroi edhe më keq faqezinjtë.

Kur ambasadori Donald Lu i kapi për veshësh, se kishin hyrë në çdo shtëpi e kishin grabitur me koburen e pushtetit në duar, hajdutët e tjerë i fshehën orët, bizhutë, futën makinat e shtrenjta nëpër garazhe, ndërruan dashnoret që të mos ua njohin, hoqën rrobat firmato, shpërndanë nëpër miq e shokë resorte, vila e pasuri, dhe u bënë mish për top kundër drejtësisë.

Drejtësia e kishte rrugën me gropa, se hajdutët kishin vjedhur gjithçka, edhe krenarinë, edhe përgjegjësinë, e me pasuritë e trafikut, kishin korruptuar edhe FBI-në.

 

Pushtuesit, kurrë nuk ndëshkohen përdhunshëm, por gjithmonë ka një stil të ri, në sipërfaqe të bardhë, në brendësi të zi, ose anasjelltas, sipas sjelljeve.

E zezë ishte koha e tyre, kur ambasadorja Yuri Kim, fshehtas syve të fshatarëve, e mori këtë katërshe dhe e futi në punë, të hapnin varret e veta.

Ai që e vari lajmin e bardhë në një gozhdë të ndryshkur nga misteret, për ne që nuk shohim vetëm bardhë e zi, mirë bëri.

Sa kohë që koha jonë, nuk kishte mësuar ende të ecë këtyre rrugëve, nëpunësit e ambasadës, paskan pasur arsye që nuk informonin se Guri i Sizifit nuk e tradhton dashurinë e parë, ngjitu e zbrit e ngjitu e zbrit, prandaj dhe ngjiste nëpër shtylla të emulacionit, vizatime revolucioni me kufoma.

Sipas sjelljeve, edhe fijet e fshehura në vendosmëri e vend.

Vendi dhe koha, kur katërshes mafioze u vuri koburen në vesh ambasadorja Yuri Kim, për të hapur me duar, varret e veta, sot nuk është sekret.

Secili i ka thënë lamtumirë kësaj jetese.

Se Saliut dhe Ilirit u është hedhur më shumë dhe, është lajm i bardhë.

Po groposen dyshimet, se dy klanet e tjera nuk i kanë gati gropat.

Secili e ka varur lëkurën e vet në derë të SPAK-ut, secili e ka hapur varrin e vet me kobure në vesh./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu