Gazetari Basir Çollaku kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi pasi djali i tij është arrestuar në Itali për trafik barnash mjekësore dhe falsifikim të dokumenteve.
Endi Çuçi punonte edhe në KLGJ, si specialist.
Ai është djali i ministrit të Brendshëm nga martesa e parë me Zhaklina Petin, tre herë kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.
Çollaku kërkon gjithashtu hetimin e autoriteteve shqiptare për mosveprim në rastin e kontrabandës që bënte djali i ministrit.
Reagimi
Ministri duhet te jape doreheqjen, por
keta njohin vetem dorevenien
I arrestuari Endi Çuçi, edhe me kontrabande ilaçesh edhe ne KLGj edhe babain minister te brendshem, nenen Zhaklina Peti, tre here kandidate per ne Gjykate Kushtetuese..
A ka mosveprime nga autoritet policore dhe te hetimit, sepse ishte djali babait?!?!? Kjo kerkon hetim. Po si gjithnje italianet nisin dosjet tona.
Plaçkitje pa pike lezeti. Rend i garantuar..
Ne kete thes qeveritar, kudo qe te fusesh doren, hajdute, trafikante, e ligjshkeles do te kapesh.