Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zhvilluar një lloj baterie litium-jon me karikim të shpejtë, të aftë për të arritur një karikim prej 90 për qind në një celular brenda vetëm 10 minutave.
Bateria e bazuar në grafit ka një shtresë fosfori tepër të hollë në sipërfaqen e saj, e cila mund të shndërrohet në interfazën e ngurtë të elektrolitit kristalor me përçueshmëri të lartë jonike, bëhet e ditur në studimin e botuar së fundi në revistën “Nature Energy”, citon “Xinhua”.
Nga testimet u arrit që kapaciteti i baterisë të arrinte 80 për qind në 6 minuta dhe 91.2 për qind në 10 minuta.
Sipas studimit, në një skenar me një shkallë karikimi 6-minutëshe, mbajtja e kapacitetit të baterisë mbeti në 82.9 për qind për mbi 2000 cikle.
Bateria, me veti të shkëlqyera elektrokimike, mund të prodhohet në një mënyrë të thjeshtë dhe me kosto efektive, duke mbajtur kështu një potencial të madh tregu, thanë studiuesit.