Salloni pozitiv i vjeshtës 2023, arritje e Galerisë së Arteve Shkodër

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Salloni i vjeshtës 2023 me të vërtetë ishte një arritje e Galerisë së Arteve në Shkodër, Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë së Kulturës.
Në këtë sallon vjeshte kishte shumëllojshmëri veprash stilesh, rrymash dhe autorësh.
Tek veprat e prezantuara në këtë Galeri, sheh edhe pjesën e modernes edhe pop-art, artin e vërtetë edhe klasicizmin.
Salloni i vjeshtës është një model, konkluzion e sintezë e post-modernes pozitive, herarkisë artistike, duke promovuar artin e mire pozitiv, punë me penel, bojë vaji, grafika, foto montazhe, punë me baltë dhe pune me element të inteligjencës artificiale.
Në këtë sallon ka edhe hulumtim dhe kërkime të kohës, pa shumë eksperimente, raportet e artistit me kohën dhe një kritikë optimiste për shoqërinë dhe vetë artin.

Arti modern përfshin punën artistike të prodhuar gjatë periudhës që shtrihet afërsisht nga vitet 1860 deri në vitet 1970, dhe tregon stilet dhe filozofitë e artit të prodhuar gjatë asaj epoke.Termi zakonisht lidhet me artin në të cilin traditat e së kaluarës janë hedhur mënjanë në frymën e eksperimentimit.
Pop-arti është një lëvizje arti që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara gjatë mesit deri në fund të viteve 1950. Lëvizja paraqiti një sfidë për traditat e artit të bukur duke përfshirë imazhe nga kultura popullore dhe masive, si reklamat, librat komikë dhe objektet e zakonshme të prodhuara në masë.
Klasicizmi, në art, i referohet përgjithësisht një respekti të lartë për një periudhë klasike, antikitetin klasik në traditën perëndimore, si vendosjen e standardeve për shije që klasiçistët kërkojnë të imitojnë. Arti klasik, ose klasicizmi, i referohet veprës artistike që merr frymëzim nga kultura, arkitektura, letërsia dhe arti i lashtë romake ose greke.
Po citoj një status të gazetarit Besi Bekteshi për Sallonin e vjeshtës në GASH: ‘Salloni i Vjeshtës është një arritje e Galerisë së Artit në Shkodër dhe kryesisht e posaçërisht i kolegëve Fatmir Juka e Sidrit Lohja. Janë ata që kanë bërë të mundur me anën e Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë së Kulturës aktivitetin kryesor të Galerisë. Puna e palodhshme e tyre në 15 aktivitete e bën Galerinë një qendër kulturore me shumë rëndësi në Shkodër’.
Bekteshi vazhdon më poshtë: ‘Salloni i vjeshtës është një kulm për GASH, që ka një traditë të shkëlqyer përsa i përket pjesmarrjes, traditë të madhe dhe të mirë për veprat që prezanton. Galeria është një pasuri e artit të qytetin jo vetëm Shkodrës, por edhe atyre që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trevat shqiptare . Ky sallon i vjeshtës ka 10-12 autorë nga Kosova dhe nga Mali i Zi. Janë reth 60 punë dhe me një vizitë të mrekullueshme. Veprat ishin një tendencë e kohës një raport i mirë i kërkesave të kohës. Në punët e artistëve ndjehet, që artistëve iu bën përshtypje koha dhe ecuria e kohës, kërkesa që ka artisti dhe kush është koha e artistit. Tek veprat sheh edhe pjesën e modernes edhe pop-art, artin e vërtetë edhe klasicizmin. Një rol të rëndësishëm kanë kuratorët, drejtori i galerisë Fatmir Juka, Sidrit Lohja dhe vetë shkruesi i statusit, kritiku Besi Bekteshi’.
Post-scriptum
Besi Bekteshi: ‘Shkodra e intrigës dhe përrallaxhinjve është në dalje e sipër! Mirë se i formoi në fundin e saj diktatura por i përkëdheli dhe postdiktatura kudo! Sidomos në art, kulturë, muzikë, teatër, humor, dramë, letërsi, poezi etj etj!
Ishin dhe janë zakonisht më mediokërit, më të pa “yrnek” më pa prodhim intelektual, më të shëmtuarit dhe fizikisht por…??
Por të zot në fjalë intrige dhe llafazanëri dhe festëprishës! Janë dhe sot me shumicë! E kanë në trashëgimi familjare. Por po pakësohen.
Po vjen një brez i ri fatmirësisht ndryshe! Shumë më i mire.’
Si përfundim, patjetër që në Shkodër do të vijë një brez shumë më i mirë e pozitiv, jo vetëm në art, por në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik e social, të rinj plot energji pozitive.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu