Arti si një formë e lirisë Muzika e ndaluar dhe fati i muzikantëve të shtypur në periudhën e diktaturës në Shqipëri dhe në disa vend të Ballkanit dhe Gjermaninë Lindore.
Shkruan Qamil Gjyrezi
Një aktivitet me shumë vlera për një vend si Shqipëria që kërkon të jetë anëtare e BE-së. Një prej kritereve të integrimit është edhe e kaluara diktatoriale dhe ndikimi në art e muzikë.
Në të gjitha vendet e tjera të ish-lindjes kumunizmi ka qenë më liberal, por edhe në këto vende ka patur të burgosur të ndërgjegjes e muzikante. Me këtë rast përmenda muzikantin Gaspër Curçija, Sherif Mërdani, Dirigjentin Milto Vako dhe piktorin Ali Oseku.Lashë pa përmend muzikantin Zef Leka dhe At Bernardin Palaj. Por për të dy këta intelektualë e muzikantë kam shkruar në gazeta. Me këtë rast mu kujtua muzikanti shkodranë kontrabasisti, timpanisti dhe violinisti Fric Barbullushi që për arësye politike nuk i doli e drejta e studimit, u pengua për në Akademinë e arteve në Tiranë.
Në të ardhmen do të shkruaj ese me fakte e prova muzikologjike e politike, për ish-të persekutuarit politik në muzikë në diktaturë dhe do ti publikoj tek Muzeu i Kujtesës në Shkodër.
Në këta ditë më kujtohen edhe muzikantët dhe klerikët e mëdhenj që me misionin për ‘Fe dhe atdhe’ e kundërshtuan ideologjinë komuniste. Vepra e tyre duhet të studiohet nga muzikologët dhe studiuesit e vërtetë, që Shqipëria të integrohet në BE dhe është një kusht i domosdoshëm. Respekte dhe nderim për veprën e tyre. At Mikel Koliqi kompozitor burgosur At Donat Kurti kompozitor burgosur Luigj Filaj i burgosur muzikolog At Filip Mazreku Muzikolog Zef Gruda kompozitor i burgosur Zef Leka muzikant i burgosur At Bernardin Palaj etnolog muzikan i pushkatuar Shqipnia është e para…… Vita brevis Ars longa
Promoted Content








