Përplasjet brenda SPAK për çështjen e Ilir Beqajt, gazetari: Altin Dumani u kërkoi prokurorëve të thellohen në hetime!

0

Gazetari Eni Ferhati tha se hetimet ndaj ish ministrit Ilir Beqaj lidhur me aferën e sterilizimit,  çuan në një përplasje mes gjykatësit Erion Bani dhe prokurorëve Kondili dhe Nakuçi.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se gjyqtari rekomandoi që Beqaj të ishte me masën “arrest në burg” dhe t’i shtohej një akuzë më tepër nga ajo që kanë bërë dy prokurorët.

Ferhati tha se kjo përplasje në fakt ka ndodhur edhe brenda SPAK dhe se Altin Dumani i ka kërkuar prokurorit Kondili që të thellohet në hetime.

Gjyqtari u kujdes të nënvizojë, që gjykata nuk mund të japë një masë më të lartë se sa kërkon prokurori. Jemi njohur me vendimin e zbardhur të gjykatësit. Ajo që ka ndodhur është kjo, një amnisti e dytë për zotin Beqaj. U bë operacion në gusht ku emri i zotit Beqaj nuk figuronte asgjëkundi, por vetëm zv ministri. Që këtu nisi aministia e parë. Gjykata tha ka vend për të ushtruar ndjekje penale edhe për Ilir Beqajn edhe për Shkëlqim Canin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë.

Vijmë në momentin e fundit, gjykata sugjeron, sepse nuk ka të drejtë të urdhërojë. Gjyqtari i seancës paraprake, mund ta kthejë dosjen. Gjyqtari Bani thotë se ndaj zotit Beqaj, duhet të ngrihet edhe akuza e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave. Beqaj si titullar, dyshohet se gjatë negocimit të kontratës ka ndryshuar të dhënat e kontratës, duke rënduar pozitën e shtetit, duke bërë që detyrimet që lidhen me energjinë, ujin, ambjentet, ti merrte shteti përsipër.

Me pak fjalë gjykata ka thënë, Beqaj duhet të ishte në burg por nuk kam çfarë të bëj. Kjo është nj patate e nxehtë. Nuk ka patur vetëm një përplasje mes gjykatës dhe prokurorëve, por ka patur reagim edhe nga kreu i SPAK, zoti Altin Dumani, që me sa duket nuk ka qenë dakord me këtë vendim të dy prokurorëve Kondili dhe Nakuçi.

Ka patur edhe një iniciativë të kreut të SPAK, që ka përdorur rekomandimin jo detyrues duke u thënë vartësve, që kjo dosje ka probleme. Ka qenë dosje e harruar dhe me sa duket nuk është hetuar siç duhet“, tha gazetari Ferhati.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu