Shkruan Sherif Ramabaja
Takim pas takimi. Tubim pas tubimi. Dikush do ta quaj edhe ringjallja e Krishtit. Një formulim i tillë ndoshta nuk do të ishte edhe gabim, sepse kah fundi i dhjetorit ishte Krishtlindja, kurse tash në fillim të janarit sipas kompromisit të feve, po ashtu krishtlindja ortodokse.
Prandaj shqiptarët po i sfidojnë SHBA dhe në rrugën e Salës po e rishkruajnë historinë e tyre. Në tubimet e përditshme po betohen që nga kjo rrugë e liderit të tyre, revolucionit t´i japin krahë, në përmbysjen e piktorit autokrat.
Çdo tubim në këtë rrugë po nxjerr nga një talent dhe personalitet të ri, që do të ishte i denjë për një post të lartë në hierarkinë shtetërore.
closevolume_off
Në ditët vijuese pritet që të shpallet edhe lista e oratorëve, kur dihen pretendimet e shqiptarëve për shpëtimin e atdheut.
Rikthimi i Trumpit në pushtet, i cili synon që Grenell – in ta emëroi sekretar shteti, do të thotë edhe largimin e titullit denigrues, non grata për liderin kryesor të rrugës së Salës.
Këtë rikthim, që me padurim pritet të ngjaj këtë vit, po e pret edhe diktatori Putin, pastaj Vuçiqi me kompaninë e tij, Dodik, Daçiq, Vulin, Radojçiq etj. të cilët shpresojnë që me te do t´u plotësoheshin dëshirat e tyre: Putinit në pushtimin e Ukrainës, Vuçiqit me kompani në aprovimin e botës serbe, kurse kjo lëvizje sipas disa liderëve dhe partive në Kosovë, do të thoshte edhe rrëzimin e Kurtit.
Pra në tërë botën, Evropë dhe Ballkan pritet të ndodhë ky plan gjeostrategjik. Të gjithë mbesin me shpresë, që kjo pritje t´u shpaguhet.
Nëse gjyqtari Smith, i cili e burgosi Thaçin dhe nga Haga si vetëtimë u nis drejt SHBA që ta akuzoi Trumpin, për zgjedhjet dhe sulmin ndaj Kapitolit e humb procesin, atëherë Trumpin s´ka kush që e ndal.
Rendi i Ri Botëror atëherë sipas Putinit dhe Trumpit do të triumfoi. Me këtë Rend të Ri Botëror pritet që edhe Thaçi të lirohet nga Haga dhe marrëveshja Kosovë – Serbi, e cila ishte e gatshme, pritet që brenda 24 orëve të marr fund. Po për 24 orë Trump ka premtuar që ta zgjidh edhe konfliktin Rusi – Ukrainë.
Cili do ta arrinte këtë, t´i zgjidhte këto probleme botërore në një kohë rekord? Askush përpos Trumpit, Putinit, Vuçiqit e Thaçit.
Berisha po ashtu do të amnistohej, por problem do të ishte se ç´do të bëhet me piktorin. Shumë lehtë mund të zgjidhet edhe ky problem. Trump sipas Rendit të Ri në pushtet pritet ta vendos të djathtën, prandaj Rama vullnetarisht në rrugën e Salës, pritet ta dorëzoi pushtetin.
Në Kosovë po ashtu pritet që në pushtet të rikthehen komandantët, ku do të lirohen të gjithë ata të cilët Kurti, po i akuzon për korrupsion. Do të amnistohen të gjithë ata të cilët i kanë ikur tatimit shtetëror, mos deklarimit të pronës dhe pasurisë etj.
Në pushtet po ashtu pritet të kthehet koalicioni PDK – LDK. Do të vendoset harmonia e mëparshme dhe secilit do t´i lejohej që së paku t´i ketë nga dy – tre milion.