Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për dënimin e Charles McGonigal, thotë se kjo çështje nuk do të mbyllet asnjëherë.
Berisha tha se në dosjen që u gjykua tregohej se Edi Rama kishte korruptuar shefin e kundërzbulimit të vendit të madh në botë, SHBA.
Sipas tij, Rama po e përdorte McGonigal-in për të shatërruar opozitën.
“Kjo ishte dosja e fëlliqur, në të cilën kryeministri shqiptar, sipas burimeve zyrtare amerikane, kishte korruptuar shefin e kundërzbulimit të vendit më të madh në botë, SHBA.
E kishte korruptuar për ta përdorur për shkatërrimin e opozitës, për shpalljen non-grata të Sali Berishës pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë të dhënë”, tha Berisha nga banesa e tij.
Ish-kryeministri tha se krimi i McGonigal ishte kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“McGonigal, për të cilin larot e Edi Ramës, duhet të thonë se krimin e ka kryer për vendin e tij, krimin e ka kryer në Shqipëri dhe kundër Shqipërisë. Me Edi Ramën, ku u morën paratë, 225 mijë euro, që iu dhanë atij për të shkatërruar opozitën shqiptare.
A ka krim më të shëmtuar se sa të përdorësh fuqinë e një vendi të madh kundër opozitës së një vendi të vogël?
Ky është krim i përmasave makbethiane.
McGonigal nuk u ndal vetëm me kaq, u them larove të Edi Ramës, por hoqi licenca dhe mori licenca duke detyruar taksapaguesit e varfër shqiptarë, të paguajnë dhjetëra e dhjetëra milionë euro gjoba në arbitrazhet ndërkombëtare për ndërhyrjen e tij.
A ka akte më të shëmtuara korruptive se këto?
Këto nuk mbyllen kurrë. I them unë sot Edi Ramës, jo Xhorxh Sorosi, por forcë në botë që të mbyll dosjen me McGonigal nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Sali Berisha.