Ditwn e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.
Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022, për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike, për logon e partisë dhe vulën duke ia dhene vulen Sali Berishes.
Vetë Zhukri sot nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga djali i tij.
Procesi i vettingut për gjyqtarin Zhukri, u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.
Në seancën e dëgjimore që u mbajt më 17 prill, Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha.
Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë.
Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.