Ka ndonjë fjalë Basha për sondazhin e fundit?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Sondazhi i fundit të këtij muaji, ashtu si edhe të tjerët më parë, nuk të lënë ekuivok.
Sado të mbahet me shpatulla në ujë, Basha e ka humbur betejen për tu bërë faktor në politikën shqiptare.
Me 3.3%, një forcë politike mundet vetëm të mbijetojë për të fituar 2 deri në 4 deputetë në rastin më të mirë, me ligjin elektoral aktual. Asgjë më shumë.
Ndërsa ëndërrat për Kryeministër, janë shuar tërësisht, për arësye shumë të thjeshtë:
– Berisha e mundi keqas Bashën politikisht, edhe pse i shpallur non grata familjarisht nga Amerikanët dhe Britania e Madhe.
Nga i vetëm, për disa muaj i mori grupin parlamentar, po rrezikon ti marrë vulën dhe Basha do të mbetët si peshku pa ujë.
Gënjeshtrat, mashtrimet e tij për mbështetje nga aleatët mbaruan. Tashmë ska asnjë alibi të vazhdojë të mbajë me gajret të gënjyerit e deri sotëm.
– Basha nuk mundi për shumë arësye të bënte betejë kundër Berishës edhe pse në fillim kishte mbështetjen e hapur amerikane.
Ai dorëzoi zyrat me pekule siç e parashikoi Berisha, dha dorëheqje për më shumë se një vit duke e lenë PD-në praktikisht pa kryetar dhe rikthehet në fund korrikun e vitit që shkoi me metodat berishiste duke e mbajtur praktikisht peng PD-në zyrtare e duke e kthyer thjeshtë si një ndërmarrje private.
Duke e ditur se Berisha non grata nuk merr më kurrë pushtet në jetën e tij, por edhe faktin se Rithemelimi është shumicë absolute në opozitë, një pyetje e thjeshtë lind natyrshëm:
Përse i do 3,3% Lulzim Basha, për të vënë gjoba?! Për tu bërë vetëm ai deputet?!
A i lexon ai sondazhet politike?
Përse nuk del të flasë një fjalë për to?!
Mqs e provoi dhe po bën gati një vit që: – nuk dëgjohet të flasë asnjë fjalë për godinën e PD-së
– nuk ka rritje të elektoratit të PD-së zyrtare, më e drejta dhe e vetmja rrugë e tij është dorëheqja.
U provua:
Basha nuk prin!
Basha nuk “shkrep”!
Basha nuk ngjit në elektorat!
Sepse, nuk ka qënë dhe nuk bëhet dot lidër.
Plus mungesës së mbështetjet së aleatëve.
Sa më parë të largohet nga mbajtja peng e kësaj pjese të PD-së, më mirë do të jetë për demokratët dhe demokracinë në Shqipëri.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu