Nesër, mijëra shqiptarë të Italisë drejt Milanos në turin elektoral të Edi Ramës

0

Nesër, e dielë, datë 26 maj në Milano të Italisë do të jetë kryeministri Edi Rama në turin “Krenarë për JU”.

Sipas mediave italiane, por dhe nga shqiptarët e kontaktuar me cel, janë me mijëra shqiptarë të Italisë, të cilët do të “pushtojnë” Milanon. Flamujt kuq e zi do të jenë rrugët të Milanos.

Nëse në Athinë kryeministri Rama mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm, që njëherë në 100 vjet mund të përsëritet, në Itali akoma nuk ka një ide të saktë se çfarë mund të gjejë si “shkrepse” për të ndezur Milanon.

Burime të ndryshme thonë se në Milano, Edi Rama do të njoftojë një sihariq për shqiptarët kudo në botë, por mbetet për tu parë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu