Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, vendos përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për rastin e inceneratorit të Fierit!

0

Në seancën për inceneratorin e Fierit që është hapur në gjykatën e Apelit të Posaçëm, trupa gjyqësorë ka vendosur të përsërisë shqyrtimin gjyqësor në Apel.

Vendimi u dha pas kërkesës së prokurorëve të SPAK dhe në prag të dëgjimit të mbrojtjes të të akuzuarve.

Në seancën në Apelin e GJKKO, e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, prokurorët kërkuan prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.  Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokatët, por nuk u mor parasysh nga Apeli i GjKKO.

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e SPAK për prishjen e shqyrtimit gjyqësor për të pandehurit që akuzohen për inceneratorin e fierit,  Në seancën e ardhshme në Apelin e Posaçëm do të pyeten disa dëshmitarë dhe e pandehura Arjola Kodra.

Seanca e radhës për të marrë në pyetje dëshmitarët do të mbahet më 7 nëntor në Apelin e GJKKO.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu