A e dërrmoi Amerika opozitën dhe përse?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Është një pyetje retorike në fakt për shqiptarët e veçanërisht për foltoristët që bëjnë sikur nuk e kuptojnë.
Po, Amerika e dërrmoi opozitën shqiptare.
Sepse, pasi shpalli non grata Sali Berishën për arësyet që i ka bërë të qarta, përmes Ambasadorës dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, deklaruan bashkëpunimin me PD-në dhe objektivin e tyre për të bashkëpunuar në qeverisje.
Ato, me të drejtë kushtëzuan mos bashkëpunimin me Sali Berishën dhe me non grata-t e tjera, ndryshe opozitarët “do të hanë barë”!( kështu u përkthy qëllimisht nga opozita e Berishës).
E thënë më troç, amerikanët i kërkuan PD-së që të mos përfshihej në betejen e Berishës me SHBA-të, dhe të ndahej përfundimisht me të.
Këtë “detyrë”, ja caktuan apo ja kërkuan qëllimisht birit shpirtëror të tij, Lulzim Bashës, në atë kohë Kryetar i PD-së që kontrollonte tërësisht partinë dhe grupin parlamentar të saj.
Por çfarë ndodhi?!
Ndërkohë që Berisha nisi foltorën nga Vlora, deklaroi se nuk do e përzinte hallin e tij përsonal e familjar me PD-në, në “betejen”e tij Donkishoteske me USA.
Por nga foltorja në foltore, sapo ju afrua Tiranës, jo vetë që e ngatërroi PD-në, por shpalli zyrtarisht edhe kandidaturën për Kryeministër, duke gëlltitur i pari vetë gënjeshtrat dhe mashtrimet që shtronte në mbështetje!
Gjatë gjithë kësaj fushate, që në fakt e ndërmori për ti zënë vendin djalit të tij Lulzim Bashës, ky i fundit jo vetë që u fsheh dhe fjeti gjumë, por ja dorëzoi gjithçka kishte Berishës. I dorëzoi fushën e lojës, i dorëzoi Partinë dhe vulën, i dorëzoi zyrat dhe për vete luftoi vetëm për të mbajtur peng rreth vetës një grup të demokratëve që vazhdojnë edhe sot të jenë të mashtruar. Misioni Basha mori fund!
Edhe pse i ka mbetur veprimi i fundit për të bërë: përdorimi i strukturave ende të pa shkrira, për ta shitur vetën tek PD-ja e Berishës se dikush është!
Mbase SHBA-të, me një gurë “vranë dy zogj”, pra me përjashtimin e diktuar të Berishës nga ish grupi parlamentar i PD-së, dhe Bashën që u vu në provë, por që mbeti në klasë!
Kështu opozita nisi dërrmimin e saj, pa asnjë shanc forcimi e fuqizimi. Faktorët e tjerë opozitarë, janë të gjitha të pafuqishme ta shtyjnë përpara betejen opozitare.
Mbase bashkimi i gjithë këtyre
“grimcave” opozitare mund të bëhet faktor në parlamenti e ri në zgjedhjet e 2025-ës.
Por opozita tashmë nuk ka më kohë. Ajo, jo vetëm që nuk bashkëpunoi me aleatët e kryesisht me SHBA-të, përkundrazi, ka luajtur keqas duke rrezikuar të shpallet edhe organizatë terroriste.
Por pyetja retorike e bërë në titull ka edhe përgjigjen që duhet ta lexojnë mirë shqiptarët dhe në radhe të parë ato që mbahen demokratë…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu